Description
Mëlçi Pule e Dehidratuar – Superushqim natyral për shëndetin e qenin tuaj
Happy Tails sjell një shpërblyes të pasur me lëndë ushqyese për çdo qen – mëlçi pule e dehidratuar 100% natyrale dhe pa aditivë. Ky produkt përgatitet nga mëlçia e freskët e pulës dhe thahet ngadalë në temperatura të ulëta për të ruajtur aromën, shijen dhe përfitimet e saj ushqyese.
Pse të zgjedhësh mëlçinë e pulës së dehidratuar?
Mëlçia është një “superushqim” për qentë, e pasur me vitamina A dhe B, hekur, proteina dhe minerale që mbështesin funksionin imunitar, shëndetin e lëkurës dhe syve, si dhe energjinë ditore. Ky shpërblyes është ideal si gjatë stërvitjes, ashtu edhe si snack i përditshëm për të forcuar trupin dhe për të mbajtur qenin aktiv e të shëndetshëm.
Cilësi dhe përbërje natyrale
-
100% mëlçi pule
-
Pa kripë, pa sheqer dhe pa konservues
-
Pa ngjyra apo aromatizues artificialë
-
E përshtatshme për çdo racë dhe moshë qeni
Produktet Happy Tails prodhohen në Shqipëri duke respektuar standardet më të larta të higjienës dhe kontrollit të cilësisë. Si profesionistë të kujdesit për kafshët dhe pronarë qensh, ne besojmë se çdo qen meriton ushqim të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm – njësoj si çdo anëtar i familjes.
Përbërës: Mëlçi pule 100%
Ruajtja: Në vend të thatë dhe të freskët.
Reviews
There are no reviews yet.